Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku festoi ditën e djeshme 35-vjetorin e lindjes. Ai organizoi një festë shumë të veçantë, mes familjarëve dhe miqve.

Ditën e sotme, Xhensila ka zbuluar dhuratën që i kishte përgatitur të shoqit. Këngëtarja ka publikuar një video në Instastory, ku tregon se i ka dhuruar plot 1000 domate dhe disa trëndafila të bardhë.

"1000 domate, për kë vallë", ka shkruar Xhensila krahas fotos.




