Një ngjarje e hidhur ka ndodhur në familjen e Aurela Gaçes. Me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtarja ka treguar se gjyshi i bashkëshortit të saj është ndarë nga jeta.

Ajo ka treguar se dy vajzat e saj ishin shumë të lidhura pas tij, aq sa e thërrisnin gjysh, jo stërgjysh.

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh. Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”, ka shkruar Aurela.




