Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Nëntor 2020, 16:04

10 ditë e shtruar, humb jetën një paciente me Koronavirus në vendin tonë

Një 50 vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën nga Koronavirusi. "Abc News" ka bërë me dije se ajo kishte 10 ditë e shtruar te "Shefqet Ndroqi" dhe fatkeqësisht nuk ka mundur ta fitojë luftën me këtë sëmundje.

Që prej fillimit të pandemisë Elbasani numëron 61 viktima dhe mbi 740 raste aktive.