Së fundmi u përfol në media se reperi Majk dhe bukuroshja Majlinda Zeka janë rikthyer bashkë, 3 vite pas ndarjes. Por burime për "Prive", i hodhën poshtë këto thashetheme.

Dyshja vazhdojnë të mbajnë një raport korrekt për hir të djalit të tyre, Roanit.

Këtë fundjavë, Majk dhe Majlinda janë sërish bashkë në Brezovicë e bashkë me ta është edhe Roani.

Në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, dyshja ndanë foto nga i njëjti peizazh, detaj ky që u kap nga fansat.

