Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku festoi dje 35-vjetorin e në këtë ditë të veçantë kishte organizuar një festë shumë të veçantë. Besi kishte ftuar familjarët e kolegët në një ambient me motive si jeta në fshat.

Në fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se Besi, Xhensila, Ajka e të ftuarit janë veshur me tematikën e festës.
Aktori mbajti edhe një fjalim së bashku me Ajkën duke falenderuar të gjithë miqtë.

"Pas 35 vitesh jetë i jam borxhli Zotit, dhe mbi të gjitha katunit Bubq që m’boni katunarin më të famshëm dhe e bëra katundin më të famshëm", tha Besi.

Të ftuar ishin edhe Arbana Osmani me Eduart Grishajn, të veshur gjithashtu sipas tematikës së festës.

Po ashtu Besi ka pozuar edhe me Ilir Metën, i cili ka postuar një foto nga festa duke uruar aktorin.

