Deputeti Ervin Bushati është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi të veçantë në rrjete sociale.

Ai ka publikuar një foto ku shihet duke u puthur nga xhami me bashkëshorten. Deputeti ka treguar se është në ditën e katërt, pa dhënë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.

"Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët, dita 4", ka shkruar Bushati krahas fotos.



