Nga Shqipëria / E Premte 20 Nëntor 2020, 22:10

Takimi me Fationin/ 'Më mirë të kishit shkuar në hotel', Melisa i kthehet Mevlanit

Takimi i Melisës dhe Fationit në "Përputhen" shkaktoi shumë debat në studio. Afrimiteti i tyre u pa si i tepërt për një takim të parë, aq sa njëri prej konkurrentëve u shpreh: "Më mirë të kishit shkuar në hotel?"

Bëhet fjalë për Mevlanin, i cili ka realizuar një takim me Melisën. Sipas tij, dyshja shkuan shumë larg me gjestet e bëra, me prekjet, puthjet dhe përqafimet.

Biseda në studio:

Mevlani: Mua më duket skenar sjellja e Fationit, jo spontan. Nuk mund t'i bësh ato gjëra me një person që e takon për herë të parë. Mua më duket e organizuar nga Fationi. M'u dukën si dy adoleshentë që veç kanë luajtur aty, veç aktrim, gjë serioze nuk pashë.

Femrat e tjera nuk ia kanë lejuar një sjellje të tillë.

Melisa: Po unë që ta lejova ty, ça bëre ti? As një puthje nuk arrite të merrje dot.

Mevlani: Po pra, ma lejove...

Melisa: Atij ia lejova, ty s'ta lejova.

Mevlani: Nga gjithë ato gjeste që keni bërë, për mendimin tim aty ishit në vendin e gabuar, më mirë të kishit shkuar në hotel.

Fationi: S'kishte aty afër...

Melisa: Pse ça ndodhi o Mevlan, për hotel?

Mevlani: Mënyra se si keni qëndruar aty, se si e kishe vu ti shalën, dhe se si ai e ka zanat, e preku me duar dhe ti nuk e refuzove në asnjë moment...

Melisa: Përderisa nuk na nxorrën nga lokali, do të thotë që nuk ishte e papërshtatshme. Për më tepër, kur t'i vijë rasti, kur ta ndjejmë do ikim në hotel. Do vish të na shohësh dhe aty?

Mevlani: Pse jo? Do vij t'iu shoqëroj.