Këngëtari, reperi dhe producenti amerikan, Jeremy Philip Felton, i njohur profesionalisht si Jeremih, ndodhet në gjendje kritike nga Koronavirusi.

33 vjeçari është shtruar në spital në Chicago të shtunën dhe gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar.

"Jeremih sapo është hequr nga ventilatori. Ai ndodhet në terapi intensive, në gjendje kritike. Ju lutemi mbajeni në lutjet e juaja", është shprehur agjenti i tij për "Variety".





