Nga Shqipëria / E Premte 20 Nëntor 2020, 17:05

Ka ditëlindjen, kryeinfermierja e Infektivit në vijën e parë të luftës me Koronavirusin (Foto)

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Sefa ka festuar ditëlindjen në krye të detyrës, në shërbim të pacientëve me Koronavirus.

Ministrja Manastirliu ka publikuar në Facebook dy foto të saj, duke e uruar për këtë ditë të veçantë.

“Siç bën çdo ditë prej thuajse 9 muajsh, edhe sot në ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, forca dhe zemra e infermierëve të infektivit, është në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm Covid-19Rita, siç e thërrasin të gjithë, i shërben pacientëve të prekur nga Covid-19 me energji të pashtershme e profesionalizëm të lartë.

Jam krenare për shpirtin e sakrificës dhe forcën e kryeinfermieres së spitalit infektiv, simbol i njerëzve të punës, ashtu si të gjithë mjekët, infermierët, stafet e urgjencës, farmacistët, sanitaret e palodhura në të gjitha strukturat tona, që meritojnë veçse mirënjohje, teksa janë në shërbim ditë-natë, në misionin fisnik për të shpëtuar jetë. Edhe 100 Merita”, ka shkruar Manastirliu.