Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 15 qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar në 672 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Koronavirusi në vendin tonë.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja dhe një foshnje 16 muajshe.
Sipas njoftimit, foshnja 6 muajshe ka humbur jetën si pasojë e një komplikaconi të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) që haset te fëmijët si pasojë e Koronavirusit.
"Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19", ka deklaruar Ministria.
