Nga Shqipëria / E Premte 20 Nëntor 2020, 16:04

Rekord i frikshëm në Shqipëri/ Mbi 800 raste të reja me Koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër rekord rastesh me Koronavirus. Nga 2.677 testime janë konfirmuar 836 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,
28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,
15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,
9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,
5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,
3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,
1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.