Këngëtari Lorenc Hasrama ka treguar në "Live From Tirana" se ka qenë i infektuar me koronavirus, eksperiencë të cilën tashmë e ka lënë pas.
Gjatë intervistës së tij ai zbuloi se ishte me fat që kishte familjen afër në periudhën e izolimit pasi ditët ishin shumë të vështira.

Lorenci u shpreh se Covid-19 ndikoi emocionalisht tek ai dhe hera herës pati edhe lot.
Gjatë periudhës së izolimit ai u angazhua me krijimin e teksteve të reja këngësh.

