Nga Shqipëria / E Premte 20 Nëntor 2020, 15:03

Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur shqiptar

Një tjetër humbje jete në radhët e bluzave të bardha është shënuar ditën e sotme. Mjeku i njohur nga Kukësi, Shaqir Shehu, ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Shehu shërbente si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit.

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë serioze, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anticovid.

Burimi: abcnews