Nga Shqipëria / E Premte 20 Nëntor 2020, 14:02

E dhimbshme/ Ndërron jetë fëmija i parë nga Covid-19 në Shqipëri, vetëm 16-muajsh

Një fëmijë 16 muajsh prej ditësh i intubuar, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, në vendin tonë. 

Abc News raporton se foshnja është shtruar pak ditë më parë në reanimacion ndërsa mësohet se kishte lindur me probleme shëndetësore dhe ka pësuar komplikacione.

Raportohet se foshnja ishte vajzë dhe nga qyteti i Durrësit.

Fëmija ka pësuar një hemorragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid pas testimeve 30,623, ndërkohë që kanë humbur jetën 657 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.