Sindi këtë javë të "Përputhen" doli në një takim me Marisin. Në një moment gjatë bisedës, Marisi u shpreh se ndihet disi në siklet e për të çliruar energjitë, i dhuroi një puthje në faqe Sindit.

Sindi në studio deklaroi se nuk i parapëlqen kontaktet fizike që në takimet e para. Ajo i bëri thirrje djemve që nëse duan të fitojnë zemrën e saj, duhet të mënjanojnë kontaktet fizike që në njohje.

Ndërsa Marisi u shpreh se me Sindin po ndihej mirë dhe nga flirti i krijuar u shty që të realizonte puthjen.

