Në punatën e sotme të "Përputhen" u transmetua takimi i Sindit dhe Marisit. Nisur nga ndrojtja e Marisit, Ana dhe Melisa e pyetën rreth eksperiencës së tij seksuale, pyetje që ngjalli shumë debate në studio.

Pjesë nga biseda:
Ana: Unë doja të ndalesha te pjesa e virgjërisë që ne qeshëm, por në fakt nuk është aq shumë për të qeshur sepse mua më duket Marisi ai djali që s'ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale. Mos je vërtetë i virgjër?
Marisi: Vajzat e virgjëra më trembin pak, jo se nuk kam pasur marrëdhënie. Më trembin se si e mendojnë, sa hapa duhen për të kaluar në atë pjesë, duan më shumë siguri, janë më të stepura.
Unë kam pasur eksperienca në lidhje me vajzat, por mund të them që kam pasur shumë pak lidhje serioze, të tjerat mund të kenë qenë vetëm flirte që kanë zgjatur shumë pak.
Ana: Eksperiencat e tua seksuale kanë qenë të pakta apo të shumta, se më hëngre
Marisi: E lamë atë pjesë, po flisnim për lidhjet
Melisa: Jo nuk e lamë, deri sa të japësh një përgjigje. Të paktën unë, jam kurioze. Ke pasur eksperienca apo jo?
Elvisi: Ju na keni kryqëzuar neve, se është pyetur një vajzë sa marrëdhënie ke pasur më para. Tani, me çfarë guxmi e pyet tjetrin publikisht sa marrëdhënie seksuale ke pasur? Ç'është ky skandal i dyfishtë?
Ana: Unë nuk i thashë sa si shifër...
Elvisi: I the sa herë ke bërë seks, ishte troç fare pyetja. Të ma bësh mua, unë ofendohem shumë rëndë. Nuk kam pse e them publikisht.
Ana: Nuk ishte pyetje ofenduese, pyetje në bazë të klipit që pamë. Pamë një djalë të stepur, që ka frikë të thotë një fjalë.
Elvisi: Shumë dakord, si do ndiheshe ti sikur të të pyes unë a ke pas shumë apo pak seks?
Ana: Më pyet
Elvisi: Po pse të të pyes, është diçka që s'është interes në publik sa seks ke pasur ti në jetën tënde.
