Nga Shqipëria / E Enjte 19 Nëntor 2020, 21:09

'Gjysma ime më e mirë', Rama i dedikon fjalët e ëmbla Lindës në ditën e veçantë

E shoqja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka marrë pjesë në "Ditën Botërore të Grave Sipërmarrëse". Ajo ka publikuar një video në Twitter, ku shprehet se gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese.

"E privilegjuar që jam sot në Womens Entrepreneurship Day të bashkoj zërin me Cherie Blair për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht sfidave të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbeshtetini ato", ka shkruar Linda.

Të njëjtën video e ka rishpërndarë Rama në Facebook-un e tij zyrtar, në shenjë krenarie. Ai ka cituar fjalët e së shoqes, ose fjalët e gjysmës së tij më të mirë, siç është shprehur vetë kryeministri.

“Me këto fjalë në Twitter, Linda, gjysma ime më e mirë, ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse", ka shtuar Rama.