Nga Shqipëria / E Enjte 19 Nëntor 2020, 17:05

Keisi dhe Stresi flasin për lidhjen e tyre: Ishim të vegjël kur u njohëm, kaluam sfida

Keisi dhe Stresi janë padyshim një nga çiftet më të komentuar të showbizit e që shpeshherë janë diskutuar për ndarje. Pavarësisht se janë larg njëri-tjetrit, ata vazhdojnë të jenë bashkë e këtë e ka vërtetuar Stresi me postimin e fundit në Instagram.

Reperi ka postuar një foto ku të dy duken si fëmijë nga një efekt në "Snapchat", dhe shkruan se janë njohur të vegjël e kanë kaluar shumë sfida.

"Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”, shkruan Stresi. Foton më pas e ka ripostuar edhe Keisi.

"Nga rinia në pleqni, sido të vi jeta je vërtet shoku im më i mirë, por edhe familja ime", shkruan Keisi.