Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër rekord nga Koronavirusi në vendin tonë. Nga 2592 testime janë konfirmuar 786 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier,
28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,
20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,
8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,
4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,
2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
