Nga Shqipëria / E Enjte 19 Nëntor 2020, 13:01

Humb betejën me Covidin, ndërron jetë shoferi i Urgjencës së Spitalit të Kavajës

Covid-19 i ka marrë jetën Rifon Sinella i cili ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit në Kavajë.

"Abc News" bën të ditur se Rifon Sinella, 62 vjeç nga Kavaja prej 5 ditësh ka qenë në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë kardiologu Dr. Drin Bardhi.

“Lamtumirë Fon Sinella, të qofte dheu i lehtë. Allahu na bashkoftë në xhenet!”, shkruan mjeku Drin Bardhi.