Nga Shqipëria / E Enjte 19 Nëntor 2020, 11:11

'E paragjykova në fillim', Sindi tregon si u njoh me Seldin

Dy muaj më parë këngëtari i njohur, Seldi prezantoi partneren e tij, Sindin gjatë festës së ditëlindjes së saj. Çifti nuk i kursen fotot krah njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe së fundmi Sindi ka zbuluar më shumë për lidhjen e tyre.

Ajo ka treguar se me Seldin janë njohur në Milano në ditën e Shën Valentinit, kur shkoi me tezen e saj në një koncert. 

“Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm”, tha Sindi.