Nga Shqipëria / E Enjte 19 Nëntor 2020, 10:10

Shpallet mashkulli më seksi në botë për vitin 2020

Revista amerikane "People" ka shpallur mashkullin më seksi të vitit 2020 dhe ai është aktori Michael  B. Jordan. Jordan rrëzon nga froni këngëtarin e njohur John Legend.

“Është një ndjenjë e veçantë. Të gjithë bënin shaka, duke më thënë Mike, kjo është diçka që me siguri ti nuk do e marrësh kurrë”, ka thënë aktori për revistën.

Ylli i filmit “Black Panther” po ashtu ka treguar se familja e tij është shumë krenare për suksesin e tij.

Jordan aktualisht është beqar, kohën e lirë e kalon kryesisht duke gatuar dhe duke i kushtuar pamjes së jashtme një vëmendje shumë të madhe. 

Gjatë këtij viti ai ishte pjesë e listës së Revistës Times , si ndër 100 njerëzit më me ndikim në të gjithë botën.