Qeveria ka vendosur që të rimbursojë ilaçet për pacientët Covid. E ftuar në "Radar" në Abc News, ministrja Manastirliu ka theksuar se skema e rimbursimit do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve.
Ajo bëri me dije se vendimi do të hyjë në fuqi duke filluar nga nesër. Ministrja tha se për vitin 2021 qeveria ka vendosur 1.2 miliardë lekë për ato që do të trajtohen në shtëpi. Skema varion dhe maksimumi i saj është 106 dollarë, fillon nga një masë e caktuar në varësi të simptomave.
"Ashtu sikurse ne i kemi premtuar pas një pune të gjatë intensive për të pasur një protokoll për trajtimin me barna ambulatore që trajtohen në banesë qeveria vendosi që duke filluar nga nesër ne do të kemi mundësinë që të rimbursojmë trajtimin ambulator në banese për dy forma të së mundjes forma e lehtë dhe forma e moderuar për të gjithë popullatën. Për këtë mbulim universal për trajtimin e Covid, pasi të gjithë se tashmë ka vetëm një kurë për trajtimin qeveria e ka marrë këtë vendim për të siguruar rimbursuar paketën e ilaçeve për trajtimin e pacienteve me simptoma te lehta dhe moderuara.
Ajo çfarë mendoj që publiku duhet të dijë është se mjeku i familjes është personi i autorizuar për të dhënë këtë skemë mjekimi. Skema e mjekimit për format e lehtë dhe moderuar përmban antibiotikët, antiflamatorët, vitamita C dhe D, etj po ashtu dhe skema e dytë pra ka të gjithë barnat për simptomat që paraqesin pacientët. Mjeku i familjes është ai që vendos, ai ka një udhëzues dhe në bazë të këtij udhëzuesi ku ka dhe terapinë një qytetari me simptoma të përcaktuara, për moshën e caktuar të pacientin.
Për vitin 2021 ka vendosur 1.2 miliardë lekë për ato që do të trajtohen në shtëpi për popullatën. Skema varion dhe maksimumi i saj është 106 dollarë, fillon nga një masë e caktuar në varësi të simptomave, pasi mund të kesh temperaturën dhe mjeku e vendos se çfarë duhet të marrësh saktësisht", ka deklaruar Manastirliu.
