Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 20:08

'Puçi-puçi me mua, puçi-puçi me tjetrën', Melisa shpërthen keq ndaj Mevlanit

Në puntatën e sotme të "Përputhen", Mevlani i befasoi të gjithë duke ftuar Sindin në kërcim. Ky gjest nuk u prit aspak mirë nga Melisa, e cila e cilësoi Mevlanin si "të lëkundur".

"Direkt afrimitet. Që në fillimet e tij, me çfarë kam parë unë, sa te njëra sa te tjetra, u pse u lëkunda. Nuk mund të jesh njësoj me të gjithë, puçi puçi me mua në takim, puçi puçi me Sindin në kërcim", u shpreh e revoltuar Melisa.

Kujtojmë se ajo dhe Mevlani kanë bërë një takim së bashku, ku u duk se gjithçka shkoi mirë.

"Nuk u ndjeva e ofenduar. Por kur kemi qenë në takim, ai më ka shprehur se e kanë quajtur të lëkundur. Nuk e kam problemin pse ai do të njihet me të tjera, sepse dhe unë do njihem me tjerë, ama nuk mund të kesh të njëjtin afrimitet sepse as unë nuk do të kem me Fatjonin të njëjtin afrimitet siç e kam pasur me ty", vazhdoi Melisa.