Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 17:05

Arbana Osmani 'paralajmëron' Blendi Fevziun: Kujdes, opinioni...

Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar në Instastory një shprehje që lidhet me opinionin e të tjerëve. "Kur jeton për opinionin e të tjerëve, je i vdekur!"

Kjo shprehje është vënë re nga opinionisti Olti Curri, i cili me shaka e ka ripostuar në Instastory-n e tij. "Ekskluzive, Arbana Osmani paralajmëron Blendi Fevziun: Kujdes, opinioni vret!", ka shkruar ai me humor.

"Nuk guxon njeriu të ndajë një shprehje këtu", i ka replikuar Arbana, po me të qeshura. Kujtojmë se prej vitesh Fevziu drejton emisionin e tij "Opinion" në Tv Klan.