Një 28-vjeçare shtatzënë humbi jetën te Infektivi, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga Koronavirusi. Ajo ishte shtruar prej ditësh në shërbim intensiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t'ia dalë.
28-vjeçarja ishte në muajin e pestë të shtatzënisë dhe kishte pësuar hemorragji të brendshme. Pas lajmit të hidhur, nëna e të ndjerës ka reaguar me një postim në rrjete sociale.
Ajo ka shpërndarë një foto të së bijës në rrjetet sociale, duke shkruar: "U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot!"

