Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 16:04

'Tufë me kalamaj', Einxhel Shkira për 'Përputhen': Dalin të kërkojnë burrë dhe bëhen VIP

Moderatorja Einxhel Shkira përmes disa postimeve në Instastory, ka treguar se dikush e ka pyetur pse vajza në të njëzetat dalin në televizor për të kërkuar burrë. Ndonëse nuk përmend për cilin program e ka fjalën, kuptohet se bëhet fjalë për "Përputhen", emisioni ku vajza e djem njihen përmes takimeve.

Einxhel shkruan se formate të tilla i duken të papërshtatshme dhe se ka mënyra të tjera për të bërë famë e jo duke "kërkuar burrë".

"Nëse duan thjesht të bëhen të famshme ka të tjera lloj formatesh ku mund të promovohen e marrin famë, pa patur nevojë të rrinë në rradhë për një mashkull, sidoqoftë ai, që në fund të ditës mbase s’është fare i duhuri. Asgjë kundra formateve të tilla, thjesht s’më duken të përshtatshme për vajza të reja që akoma se dinë ça duan për drekë e jo më për burrë, ose mbase faji im që kam qenë e tillë në moshën e tyre.

Por do dilja të kërkoja burrin në ekran vetëm mbasi të kisha kaluar ca gjëra në jetë dhe të kisha humbur shpresat se do mund ta gjeja dashurinë e jetës të furra bukës duke pritur rradhë në distancë. Gjithsesi zgjedha e tyre, thjesht se kuptoj si një i rritur mund të ketë interes me pa një tufë me kalamaj që luajnë shpiash.

Dhe…Jo, s’po e shoh, as kam kohë, as interes…por lexova postimet e shumta dhe mu kujtua vetja që gjëja e fundit që doja kur isha 20 vjeç ishte burri! Iku koha kur bëhej fama me një foto me bikini apo një këngë të bregu detit. Tani s’ke pse mundohesh fare, mjafto me dal me kërku burrë dhe ja ku u bërë VIP. Të paktën mbajini pak shtrenjtë ato postimet në Instagram mos u rreni me një palë çorape. Sinqerisht asgjë persnale, thjesht po bëhet gjithçka shumë qesharake", shkruan Einxhel.