Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 16:04

'Jam shumë xheloze', Zaimina flet për marrëdhënien me bashkëshortin: Është shumë kavalier

Këngëtarja dhe biznesmenia, Zaimina ishte e ftuar së fundmi në emisionin e ri "Binjakët show", ku zbuloi detaje edhe nga jeta e saj private. Zaimina u bë pjesë e lojës me pije, ku duhet t'i përgjigjej pyetjeve së bashku me moderatoren Einxhel Shkira.

Një prej pyetjeve që iu drejtua Zaiminës ishte nëse është bërë ndonjëherë xheloze, kur Klodi ka pirë kafe me një shoqe.

"Po, jam bërë xheloze. Jam shumë xheloze", u përgjigj Zai duke qeshur.

Këngëtarja tregoi gjatë lojës se Klodi është shumë kavalier dhe nuk e ka lënë të paguajë asnjëherë. Po ashtu zbuloi se ata janë puthur që në takimin e parë.