Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 16:04

Rekord i zi nga Covidi/ Mbi 700 të infektuar në 24 orët e fundit

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 18 nëntor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid, 711 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan, 21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat, 11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier, 7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar, 5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë, 1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.