Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 16:04

Shkon në 646 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 9 humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit 9 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 646 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.