Dy ditë më parë u raportua se modelja Françeska Jaçe ka bërë aksident me makinë në Vlorë. Automjeti i tipit BMW ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur në rrethrrotullim.

Fatmirësisht, Françeska tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka reaguar për herë të parë pas lajmeve në media.

Modelja shkruan se arsyeja e aksidentit nuk ishte as shpejtësia dhe as alkooli pasi çdo test ka dal negativ.

Në një postim tjetër Françeska i falenderon të gjithë për mesazhet e përzemërta, teksa ndodhej në një kishë.

