Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Alma Bektashi prej disa kohësh i ka munguar skenës e ekranit. Alma vendosi që të shkëputej nga televizioni duke iu përkushtuar familjes së saj, megjithatë së fundmi ajo ka vendosur të rikthehet.

Këngëtarja ka hapur një profil në Instagram dhe ka publikuar foto. Alma duket në super formë dhe ka marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit.
View this post on Instagram
Në disa prej fotove këngëtarja shfaqet duke pozuar me mikeshat.

Alma i është rikthyer gjithashtu edhe ekranit pasi pak ditë më parë ishte e ftuar në emisionin e Jonida Maliqit "Jonida's Room".


