Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 15:03

Dashuria e parë e Olta Gixharit paska qenë aktori pas të cilit të gjithë vajzat lënë kokën

Olta Gixhari vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale edhe pas lindjes së të birit, duke na sjellë momente nga jeta e saj e përditshme në Spanjë.

Në postimin e fundit, Olta ka publikuar gjestin që Leonardo DiCaprio ka bërë për Shqipërinë, duke treguar se ai ka qenë dashuria e saj e parë.

"Dashuria ime e parë", shkruan aktorja krah fotos, ku DiCaprio mbështetur fushatën për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Megjithatë publiku është ende kurioz se kush është dashuria e vërtetë e Oltës, ai që i ka vjedhur zemrën e me të cilin jeton në Spanjë.