Këngëtarja dhe moderatorja e "Portokalli", Eneda Tarifa përmes një video live ka treguar se është prekur nga koronavirusi dhe është izoluar në shtëpi me vajzën e saj.
Eneda tregon se nuk e di nga kush u infektua, por vendosi ta bënte tamponin, kur humbi shijen. Po ashtu edhe vajza e artistes ka qenë në gjendje gripale për dy ditë me temperaturë 37.5-37.9.

Eneda u shpreh se po e kalon me simptoma shumë të lehta virusin dhe uroi që kështu ta kalojnë dhe ata të cilët do infektohen.

"Mua dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë ruhem në çdo moment. E vetmja gjë që më shtyu të bëja tamponin ishte fakti që humba shijen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit bëhem keq. Mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia", u shpreh Eneda duke shtuar se nuk po merr asnjë mjekim.
View this post on Instagram
Artistja u bëri thirrje atyre që janë infektuar të karantinohen sepse punët e tjera presin duke treguar se edhe ajo vetë është shumë e ngarkuar me punë dhe do i mungojë Portokallia.
View this post on Instagram
