Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 13:01

Albana Osmani sqaron deklaratën për Arbanën: Më vjen keq që...

Pak ditë më parë në media e rrjete sociale u shkruajt se Albana Osmani nuk flet me Arbanën, e kjo nisur nga një deklaratë që moderatorja dhe filantropistja bëri në "Shiko kush luan".

"Le të themi kemi bërë qokat "Gëzuar Vitin e Ri" një herë në 700 vjet, ku di unë. S'kam pasur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse. Ndoshta ngaqë jam më e gjatë, i shoh gjërat pak më nga lart", u shpreh Albana.

E ftuar sot në "Abc e Mëngjesit", Albana ka sqaruar këtë deklaratë duke u shprehur se ishte e gjitha me humor dhe i vjen keq që disa pjesë janë prerë nga emisioni.

"Portalet atë punë kanë. Ajo që thashë është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thashë që programi më i mirë, që mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë. Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, por ngaqë në fund shtova se ishte një shaka. Të gjitha shakatë e mia, qoftë pushka, qoftë jam më e gjatë apo më e shkurtër, qëndronin, por në këtë pikë u ndjeva pak e fyer sepse kur thuhet diçka si shaka, nuk mund ta lësh shakanë si të vërtetë”, u shpreh moderatorja.