Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 01:01

U infektua me Covid, Iva Tiço tregon si e solli në vete partneri gjerman

Gazetarja e njohur Iva Tiço, në një intervistë për emisionin "Ftesë në 5", tregoi se është vetizoluar në shtëpinë e saj pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

Iva tregoi se është duke e kaluar lehtë dhe për momentin ka humbur shijen dhe nuhatjen, megjithatë problemin më të madh e ka me këshillat që i vijnë lart e poshtë nga njerëzit.

“Para se të bëja tamponin, më sugjeruan të bëja analizën e gjakut e të nisja antibiotikët”, u shpreh Iva, duke shtuar më tej se gjakftohtësia e partnerit e bëri të vepronte me qetësi.

“Na duhet ndonjë gjerman në shtëpi për të ruajtur qetësinë”, tha me humor gazetarja.