Nga Shqipëria / E Martë 17 Nëntor 2020, 12:12

E fundit/ Koronavirusi i merr jetën 28-vjeçares shtatzënë tek Infektivi

Një vajzë e re, 28 vjeç shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme tek spitali Infektiv për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

E reja ishte shtruar prej tre ditësh në shërbimin intensiv të Infektivit për shkak se ishte infektuar me koronavirus, por nuk ka mundur t’ia dalë.

Mësohet se 28-vjeçarja ishte në muajin e pestë të shtatëzanisë dhe se ka pësuar hemorragji të brendshme në njërin prej reparteve të kirurgjisë teksa mjekët përpiqeshin t’i jepnin ndihmë pas hemorragjisë së brendshme që kishte pësuar.

Burimi: abcnews.al