Nga Shqipëria / E Martë 17 Nëntor 2020, 11:11

Abuzoi seksualisht me të miturën, lirohet nga burgu 72 vjeçari nga Saranda

72-vjeçari Bajram Tusha, i akuzuar për përdhunimin e një 17 vjeçareje ka dalë nga burgu dhe nga sot do të jetë në arrest shtëpie.

Gjykata e Sarandës ka zëvendesuar akuzën nga marrëdhënie seksuale me të mitur, në ngacmim seksual me të mitur dhe ka zëvendësuar masën e sigurimit për të nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtepie”.

Tusha i akuzuar per marrëdhënie seksuale me të mitur, kishte kërkuar zëvendësim e kësaj mase edhe në korrik por nuk i ishte pranuar.

Ndërkohë 17-vjeçarja është pajisur me një urdhër mbrojtje nga gjykata ku ndalon prindërit e saj të kontaktojnë atë.

Burimi: Shqiptarja.com