Sara dhe Ledri po presin plot emocion të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Dyshja kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të mirëpresin vogëlushen e tyre.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Sara ka marrë një surprizë shumë të bukur nga miqtë e saj në Gjermani.

Ata i kanë organizuar një baby shower të dytë, për të festuar edhe me ta.

"Shoqet e mia në Gjermani më surprizuan me një baby shower të dytë. Sepse sigurisht unë duhet të festoja edhe me ta. Sa me fat që jam", shkruan Sara.



