Nga Shqipëria / E Martë 17 Nëntor 2020, 00:12

10 pacientë dhe 5 infermierë dalin me Koronavirus në spitalin psikiatrik të Elbasanit

Në spitalin psikiatrik "Sadik Dinçi" në Elbasan është krijuar një situatë alarmante nga Koronavirusi. 10 pacientë dhe 5 infermierë kanë rezultuar pozitivë.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime për gazetarin Aldo Kozarja, në "Abc News". Të infektuarit janë konfirmuar përgjatë orëve të fundit.