Nga Shqipëria / E Martë 17 Nëntor 2020, 00:12

Lidhja me Young Zerkën, reagon për herë të parë Kiara Tito

Moderatorja Kiara Tito ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave përgjatë ditëve të fundit. Ajo po përflitet për një romancë me këngëtarin Young Zerka.

Gjithçka nisi nga disa foto të publikuara në Instastory, nga puntata e rradhës e "Shiko kush luan". Dyshja do të shfaqen si "date-i" i njëri-tjetrit dhe sipas "Panorama.al", Luana i ka ftuar në emision për të pasur ekskluzivitetin e lidhjes së tyre.

Rreth lajmit në fjalë ka reaguar së fundmi Kiara. "Ç'thonë kështu për ty dhe Zerkën?", e ka pyetur një ndër ndjekësit, të cilit Kiara i është përgjigjur: "E pra, ç'bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?".

Mbetet të presim puntatën e rradhës të "Shiko kush luan", për të mësuar të vërtetën.