Këtë të hënë, modelja Françeska Jaçe ka bërë aksident me makinë në Vlorë. Automjeti i tipit BMW ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur në rrethrrotullim.

Fatmirësisht, Françeska ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas një dëshmitari ajo është lënduar pak në dorë dhe është ndihmuar nga kalimtarët.

Dyshohet se shkaku i aksidentit është bërë shpejtësia. "JOQ Albania" ka publikuar disa foto nga vendngjarja, të cilat mund t'i shihni më poshtë:



