Oriola Marashi dhe Eros Grezda prej disa kohësh janë në një lidhje dashurie dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Tashmë këtë lidhje çifti e ka bërë publike dhe madje u përfol se do të fejoheshin, por pandemia ia prishi planet.
Por çfarë mendimi ka mamaja e Oriolës për lidhjen e të bijës me futbollistin? E ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, Xhoi Jakaj ka treguar se është e lumtur me zgjedhjen e vajzës së saj.
“Unë jam e lumtur me zgjedhjet e të dy vajzave të mia, por vetëm kaq mund të them. Nuk më lejohet më tepër. Të lutem vetëm kaq mund të them, jam shumë e lumtur me zgjedhjet e tyre,”-u shpreh ajo.
