Nga Shqipëria / E Hënë 16 Nëntor 2020, 16:04

Alarmante/ Shënohet një tjetër rekord nga Koronavirusi në vend, mbi 600 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetë rekord rastesh të infektuara me Koronavirus. Nga 2241 testime, janë konfirmuar 602 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje,
30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,
20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,
12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër,3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.