Nga Shqipëria / E Hënë 16 Nëntor 2020, 16:04

Horrori i familjes Josifi/ Pas 4 muajsh, Blerta rrëfen historinë e plotë: Nuk na tërhoqi mami, por...

Me datë 2 korrik, ngjarja tragjike në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan tronditi mbarë opinionin publik. Zhaneta dhe Anisa Josifi i dhanë fund jetës, duke besuar te ringjallja dhe një jetë më e mirë. Ndërkohë, vajza tjetër e familjes, 34-vjeçarja Blerta Josifi u shtrua në spital psikiatrik.

4-muaj pas ngjarjes në fjalë, Blerta është shfaqur sërish para syve të publikut. 34-vjeçarja ka dhënë një intervistë ekskluzive për "Shqipëria Live" ku ka treguar se Anisa ka ndërruar jetë që në mars të vitit 2019, pra është mbajtur për 16 muaj e vdekur në shtëpi. Blerta rrëfeu se ajo dhe motra ishin të parat që kishin nisur izolimin dhe jo e ëma.

"Anisa e humbi jetën me 27 mars 2019. Ne nuk e pranuam dot humbjen e saj dhe menduam se Zoti do të na ngushëllonte duke na e rikthyer përsëri në jetë, por nuk ndodhi ashtu. Druheshim t'iu tregonim familjarëve sepse mendonim se nuk do të na kuptonin, do të na fajësonin. Ne ishim shumë të vendosura, me një besim të palëkundur. Kemi besuar deri në fund që Anisa do të rikthehej përsëri, edhe pse duket çmenduri, ne e besuam. Në muajin maj vendosëm që të mos dilnim, të mos blinim ushqime dhe pse lekë kishim. Në qershor filluam argjërimin, si një lutje drejtuar Zotit. Anisa kishte shumë vuajtje dhe dhimbje dhe nuk po e kuptonte pse Zoti po e lejonte këtë.

Nuk është e vërtetë që na tërhoqi mami. U izoluam unë dhe Anisa bashkë, nuk ishte mami. Donim të mësonim në mënyrë autodidakte. Menduam për pak kohë, dhe koha po kalonte dhe nuk po ktheheshim në kishë. Kishim librat e krishterë dhe ato lexonim. Anisa lexonte shumë romane.Unë u izolova e para, por nuk e bëra në mënyrë drastike si Anisa. Tani as vetë nuk di ti shpjegoj, kam pyetje plot”, ka rrëfyer Blerta.