Aktorja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun, Mariana Kondi është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mariana me një postim në Instagram ku i bën thirrje qytetarëve të dëgjojnë vetëm mjekun specialist dhe jo ç'thonë njerëzit.

Aktorja shfaqet në ambientet e shtëpisë, e mbuluar me batanije dhe shkruan:
"Te falenderoj Dr Pipero per keshillen e rendsishme qe me dhe! Mos shiko dhe mos degjo se cthon njerzit .... vetem mjekun specialist!
U lodha duke degjuar mendimtaret idjot, futur dhe une brenda dhe per pak sa i besoja plotsisht! Jooo!!! Degjoni vetem mjekun dhe jo frike por perkushtim ndaj vetes!".




