Nga Shqipëria / E Hënë 16 Nëntor 2020, 13:01

E tmerrshme/ Luana Vjollcës i shkatërrojnë Ferrarin

Ditën e djeshme Luana Vjollca e kaloi në xhirimet e një projekti për të cilin nuk ka zbuluar shumë. Moderatorja publikoi foto e video teksa bëhej gati për xhirime, por një incident i prishi mbrëmjen. 

Luanës i kanë shkatërruar makinën e saj Ferrari duke i thyer xhamin përpara. Moderatorja postoi një foto të makinës duke pyetur se kush e ka bërë këtë dhe për çfarë arsye. 

“U qyqa kush e bëri këtë?!”, shkruan Luana.

Nuk dihet ende ç'ka ndodhur e na mbetet të presim derisa moderatorja të zbulojë detaje të tjera.