Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën. Këngëtarja, e cila u arrestua në Shtator të këtij në pikën Kufitare të Morinës, do të përballet në Gjykatë me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Sa i përket dy personave që ndodheshin në automjet me të, i dashuri biznesmen Fisnik Sylaj dhe Fitim Muji, prokuroria do kërkojë pushim çështje.
Dosja ndaj këngëtares tashmë ka kaluar tek gjykatësi paraprak dhe pritet caktimi i datës së gjyqit.
Burimi: tvklan.al
