Nga Shqipëria / E Diel 15 Nëntor 2020, 23:11

Mrekulli/ Mjekët mendonin se do vdiste, pacienti me Koronavirus del nga spitali pas 7 muajsh

Pas 7 muajsh, një pacient i quajtur Ali Sakallioglu ka fituar betejën me Koronavirusin në Angli. Ai ka kaluar 222 ditë në spital dhe mjekët mendonin se nuk do t'ia dilte dot mbanë.

Përgjatë kësaj kohe Sakallioglu ka pësuar atak në zemër, goditje në tru, dëmtim në mushkëri, mëlçi, veshka si dhe infeksione të tjera. Pavarësisht të gjithave, ai i ka suprizuar të gjithë, duke i kaluar të gjitha parashikimet dhe duke mposhtur virusin.

56-vjeçari ka dalë nga spitali dhe është kthyer i shëndetshëm në shtëpi.