Në fund të muajit mars kryeministri britanik Boris Johnson u infektua me Koronavirus. Gjendja e tij ishte vërtetë serioze, aq sa ai mendonte se do të vdiste. Mirëpo, për fatin e tij të mirë, Johnson e fitoi betejën. (Lexo këtu)
Së fundmi, mediat e huaja kanë shkruar se kryeministri është karantinuar sërish. Dyshohet se ai ka pasur kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit.
Zyra e shtypit anglez ka njoftuar se aktualisht Johnson është mirë dhe nuk ka simptoma.
